Report TV - Veliaj: Në vitin 2017, dy mijë kredi të buta për të pastrehët

Report TV 2016-09-27

Views 2

Bashkia e Tiranës do të japë 2 mijë kredi të buta në vitin 2017. Të gjithë çiftet e reja apo familje e pastreha do të kenë mundësi të aplikojnë për kredi të butë, pranë Bashkisë së Tiranë dhe më pas të blejnë një shtëpi në kryeqytet. Erion Veliaj bëri të ditur se pavarisisht se qeveria ka bllokuar procesin e dhënies së kredive të buta, Bashkia do të përdorë fondet e saj, për të rihapur procedurën.

?Duke filluar nga viti tjetër, Bashkia e Tiranës do të vendosë një milion dollarë për dhënien e 2 mijë kredive të buta, çka do të bëjë të mundur që bankat të gjenerojnë mbi 60 milion dollarë në tregun imobiliar, kurse 2 mijë familje të reja do të marrin apartamentin e tyre në Tiranë, ndonëse qeveria qendrore e ka pezulluar programin e kredive të buta për shkak të abuzimeve që kanë ndodhur në të kaluarën, ku deputetë dhe drejtorë të rëndësishëm merrnin kredi të buta. Bashkia e Tiranës, duke qenë se i ka sistemuar financat e veta, do ta fillojë e pavarur nga qeveria qendrore projektin e kredive të buta. Nga viti tjetër, nëse një çift i ri dëshiron të blejë një shtëpi në Tiranë, do të mund të aplikojë për kredi të butë në Bashkinë e Tiranës?, u shpreh Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form