Oranews- Lejet e ndërtimit online, nis funksionimi i sistemit për qytetarët

Ora News Lajme 2016-09-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Të gjithë ata qytetarë apo biznese që duan të marrin një leje ndërtimi tashmë mund ta marrin atë online.Gjatë prezantimit të sistemit, Ministrja Eglantina Gjermeni deklaroi se tashmë çdo leje do të jepet vetëm në mënyrë elektronike duke e vlerësuar këtë mënyrë një mundësi për të ulur korrupsionin.
Ndërkohë që Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, deklaroi se projekti i radhës do të jetë njësimi i diplomave online.
Lejet e ndërtimit tashmë mund të merren vetëm në mënyrë elektronike.
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, në fjalën e mbajtur gjatë prezantimit të sistemit deklaroi se kjo mënyrë funksionimi do të ulë ndjeshëm burokracitë dhe mundësitë për korrupsion.
Gjermeni: Ul në mënyrë të ndeshme mundësinë korruptive institucioneve, ul sorollatjet e qytetarëve nga një institucion në tjetrin, rrit përgjegjshmërinë tonë sespe sistemi përllogarit në mënyrë përfekte afatet ligjore në të cilat Bashkia dhe institucionet e tjera duhet të përgjigjen.
Ndërkohë Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, deklaroi se projekti i radhës pritet të jetë njësimi i diplomave online si dhe çelja e Call Center ku qytetarët do të gjejnë informacion në lidhje me aplikimet që duan të bëjnë për të marrë një shërbim.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lejet-e-ndertimit-online-nis-funksionimi-i-sistemit-per-qytetaret/

Share This Video


Download

  
Report form