Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Stefano Cugini, Këshilltari për Cështjet Sociale e familjen, pranë Bashkisë së qytetit të Piacencës në Itali, ka nisur një betejë të fortë politike e mediatike ndaj problematikës së numrit të lartë të minorenëve shqiptarë të pashoqëruar që gjënden në territorin italian.
Mbi këtë cështje ai i ka nisur dy letra Konsullatës shqiptare në Milano të datuara më 26 gusht e 1 shtator 2016, ku kërkon riatdhesimin e një 17 vjeçari shqiptar me emrin Ciko, i mbërritur pranë strukturave sociale të qytetit të Piacencës më 25 gusht. Gjithashtu kërkon ndihmën e autoriteteve shqiptare për gjetjen e prindërve e rikthimin në Shqipërit të 18 minorenëve shqiptarë të datëlindjeve 1998-2000, që ndodhen aktualisht në mbrojtje të sistemit të shërbimeve sociale të qytetit të Piacencës e të mbërritur në këtë qytet prej janarit të 2016 e deri më sot.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/femije-si-pako-italia-leter-ne-konsullaten-shqiptare-nderhyni/