Ora News – Grabitësit e bankës në gjykatë, prokuroria kërkon arrest me burg

Ora News Lajme 2016-09-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Tre të dyshuarit si autorë të grabitjes së bankës në zonën e ish-Bllokut me 8 gusht të këtij viti, dalin sot para gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.
Prokuroria dorëzoi dje në gjykatë kërkesën për masën e sigurisë, duke kërkuar ?arrest me burg? për Roland Litin, Alan Babamaton dhe Robert Kullën.
Tre të pandehurit u arrestuan me 31 gusht. Gjurma, e cila zbuloi tre autorët e grabitjes së filialit të një banke të nivelit të dytë në ish-Bllok në kryeqytet, u gjet në një shishe plastike uji që ishte lënë nga agresorët, në bodrumin ku kishin punuar për të depërtuar në kasafortën e bankës.
Sëbashku me sendet e tjera të gjetura në bodrum, shishja është dërguar nga ekspertët për ekzaminim në laboratorin e policisë shkencore dhe krahasimi në sistem ka identifikuar se ato i përkisnin të arrestuarit Robert Liti.
Pas arritjes së identifikimit të njërit prej të dyshuarve, policia nëpërmjet përgjimeve ambientale dhe telefonike arriti të identifikojë edhe dy autorët e tjerë të dyshuar dhe u vu në ndjekje të tyre.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vjedhja-e-bankes-ne-ish-bllok-tre-te-dyshuarit-neser-para-gjykates/

Share This Video


Download

  
Report form