Report TV - Vjedhja e bankës,lihen në burg Liti e Babameto, 30 ditë burg për Kullën

Report TV 2016-09-27

Views 2

Fundjavë në plazh dhe festa për ditëlindjen e vajzës kanë qenë alibitë e autorëve të dyshuar për Roland Liti e Robet Kulla të cilët u njohën këtë të shtunë me masën e sigurisë dhe akuzën e vjedhjes së bankave kryer në bashkëpunim.

I pyetur nga gjykata se përse kishte udhëtuar drejt malit të zi dhe nëse gjurmët e gishtërinjve të gjetura në bidonin e ujit në bodrumin ku u grabit banka, Liti u përgjigj duke mohuar provat e akuzës.

Ndërsa Kulla të njëjtave pyetje i është përgjigjur se ditën e grabitjes ai ka qenë në plazhin e Tales dhe automjetin e Litit e ka marrë për të udhëtuar në plazh.

Burime të ReportTv nga prokuroria sqaruan se për Kullën këto 30 ditë që është vendosur burg me afat do të kryhen verifikime për burimin e të ardhurave, kontratat e qirave të magazinave në pronësi të tij dhe ekzaminimi i pamjeve filmike të bizneseve në tale të Lezhës ku ai pretendon se ka qenë në fundjavë.

Share This Video


Download

  
Report form