Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qeveria shqiptare ka vendosur sanksione të ashpra për të gjithë ata investitorë që përfitojnë nga kontrata për marrjen e trojeve me 1 euro, në rast se nuk realizojnë investimin e kërkuar apo nuk përmbushin pikat e vendosura në kontratë.
Në vendimin e miratuar së fundmi në Këshillin e Ministrave është vendosur që në rast se subjekti nuk e realizon vlerën totale të investimit në periudhën e parashikuar në kontratë, atëherë gjobitet me 10 për qind të vlerës së investimit të parealizuar.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/ekonomi/kontratat-1-euro-sanksione-nese-nuk-zbatohet-marreveshja/