Prokuroria e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për David Qosen, i cili vrau dy ditë më parë efektivin e FNSH Ardian Kodra, gjatë një operacioni për kapjen e tij.
Prokuroria deklaron se gjatë operacionit të policisë për kapjen e Qoses u rrezikua edhe jeta e dy efektivëve të tjerë, pasi lëvizjes së mjetit për të dalë përballë banesës së Qoses.
Sipas prokurorisë, nga hetimet rezulton se, pozicionimi i forcave policore në raport me banesën dhe vendqëndrimin e të dyshuarit, qitjet e këtij të fundit, dëmet e shkaktuara në mjetin blind të shërbimeve policore rezulton se krahas faktit tashmë të qartë se këto qitje kanë marrë jetën e shtetasit Ardian Kodra, ata në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë rrezikuar dhe jetën e punonjësve të tjerë të policisë të ndodhur pas mjetit blindi në momentin e qëllimit ndaj tij, e konkretisht atë të shtetasve V.T dhe E.B..