Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike iu rikthye sërish sot denoncimit të dy ditëve më parë për kultivim të kanabisit vetëm 2 km larg aeroportit të Rinasit.
Kreu i Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Enkelejd Alibeaj, dënoi heshtjen e kryeministrit Rama dhe ministrit Tahiri, ndërsa aludoi se parcelat me kanabis nuk preken sepse janë të Bushit.
Sipas Alibeaj, policia ka bërë sikur ka ndërhyre në një pjesë të parcelës, ndërkohë që pjesa më e madhe qëndron aty dhe po nxitohet të mblidhet
Deklarata
Pas denoncimit dy ditë më parë nga kjo foltore, me prova, me foto e me video, për 50 mijë rrënjë drogë 2 kilometra larg Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, Edi Rama heshti.
Dhe tahiri i tij, që së fundmi organizon ture festive nëpër ca parcela me kanabis, nuk u shfaq.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kanabisi-prane-aeroportit-ne-rinas-pd-policia-beri-sikur-nderhyri/