Report TV - Mungesa e teksteve, MAS:Në ditën e parë të shkollës të gjithë me libra

Report TV 2016-09-27

Views 0

Pas problemeve që prindërit kanë hasur për pajisjen e fëmijëve me tekste shkollore ka reaguar Ministria e Arsimit.

Sipas ministrisë në ditën e parë të shkollës që të gjithë nxënësit do të jenë të pajisur me të gjithë librat.

Zamira Gjini, drejtoreshë e arsimit parauniversitar është shprehur: "Tekstet shkollore janë për të gjithë nxënësit. Ato ndodhen në çdo mjedis si librari apo shkolla.

Tekstet e reja janë porositur që në muajin janar. Një pjesë e botuesve nuk kanë marrë pullën. Pulla do të jepet deri ditën e enjte".

Gjini ka shtuar se tekstet janë fizikisht, por mungon vetëm pulla dhe sipas saj kjo ka ndodhur për shkak të procedurave administrative. ?Garantoj prindërit dhe nxënësit që ne ditën e parë të shkollës do të kenë librat?, ka thënë ajo.

Share This Video


Download

  
Report form