Report TV - PD: 200 socialistë dibrane kanë vendosur t’i bashkohen të djathtës

Report TV 2016-09-27

Views 0

Rreth 200 socialistë dibrane kanë vendosur t?i bashkohen sot PD. Vendimi është bërë i ditur në një takim të organizuar në pallatin e kulturës në Peshkopi ku i ftuar ishte dhe kryetari i PD Lulzim Basha.

Duke shprehur zhgënjimin e madh për partinë e tyre, braktisjen dhe mashtrimin ata kanë grisur në mënyrë simbolike teserat e PS. Socialistët dibranë janë shprehur: ?Edi Rama i ka harruar socialistët, ata enden rrugëve të papunë, pa bukë ndërsa pasurohen vetëm një grusht njerëzish".

Gjatë takimit me banorët Lulzim Basha është shprehur: "PD, mes aleancës me një tufë horrash dhe banditësh për të ardhur në pushtet do të zgjedhë gjithmonë aleancën me shqiptarët e ndershëm e socialistët e ndershëm.

Share This Video


Download

  
Report form