Top Story Promo, E enjte 8 shtator 2016 - Top Channel Albania

Top Channel Albania 2016-09-27

Views 3

Partia e Ilir Metës mbush 12 vjeç. Po megjithëse e re, ajo duket ndryshe nga dy partitë e mëdha. Nuk ka ideologji të mirëfilltë, por ka forcën të përcaktojë kush ideologji qeveris këtë vend prej vitit 2005-s. Por askush nuk e mohon dot, se pas forcës së LSI-së fshihen edhe ambiciet e forta personale të Ilir Metës. Ndaj, viti 2017 është viti kur forca e partisë së tij mund të përplaset me atë vetë: zgjedhja e presidentit para zgjedhjeve të përgjithshme. Pyetja se me kë do jetë LSI përplaset me tjetrën: kush do jetë presidenti i ri i vendit?

Edi Rama duket se kërkon një përgjigje të shpejtë brenda dhjetorit. Ai deklaroi në një konferencë në ?Facebook? se shumë shpejt duhet të ulemi për të vendosur se si do veprojmë vitin tjetër dhe për këtë ka vënë në lëvizje gjithçka, edhe PDIU. Por a e ka përgjigjen Ilir Meta, njeriu qe ka qenë kryeministër, që është kryetar Kuvendi dhe që nuk ka thënë kurrë, që NUK do të bëhet president i vendit?

Gjithçka të enjten në ora 21, Ilir Meta, live, në Top Story

Share This Video


Download

  
Report form