Pas një viti, sheshi ?Skënderbej? do të shndërrohet në sheshin simbol të të gjithë shqiptarëve. Pas turit të 24 dëgjesave publike me qytetarët të organizuara nga Bashkia e Tiranës, mëngjesin e sotëm nisi puna për zbatimin e fazës së parë të projektit të ?Rikualifikimit urban të sheshit Skënderbej?. Punimet filluan me pjesën qendrore të sheshit dhe rreth Muzeut Historik Kombëtar, ku pas rrethimit të zonës, u vijua me heqjen e shtresës së asfaltit dhe zhvendosjen e pllakave.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh i kënaqur që, pas një kohe të gjatë, u mundësua nisja e punës për ta shndërruar sheshin ?Skëndërbej? në një hapësirë pedonale, e cila do të shërbejë edhe si një mushkëri për qytetin.
?I kemi dhënë mundësi qytetarëve të shprehen, ta pasurojnë projektin, dhe sot kemi një projekt edhe më të mirë se projekti fillestar. 50% i të gjithë territorit të sheshit Skënderbej do të jetë i gjelbëruar, i mbushur me pemë, me shkurre dekorative, ndërsa 50% me pllaka guri që janë marrë nga të gjithë trevat shqiptare?, tha kryebashkiaku Veliaj, pasi inspektoi punimet sot pasdite.