Report TV - Vdekja e shqiptarit në Greqi familja protestë para ambasadës

Report TV 2016-09-27

Views 0

Familjarët e Pëllumb Marnikollaj, shqiptarit të dyshuar si të vrarë në burgjet greke kanë organizuar sot një protestë para ambasadës greke.

Ata kërkojnë nga autoritetet e shtetit fqinjë zbardhjen e vrasjes së familjarit të tyre.

Me pankarta në duar ata kërkojnë që ta lehtësojnë sadopak dhimbjen duke marrë vesh se si ka ndodhur ngjarja.

"Na e vratë Pëllumbin", "U treguat të pa besë", "Nuk do heshtim kurrë", "Nuk mund ta shihni kurrë të vërtetën", "Ju nuk e meritoni Europën", "Ky është krim është krim shtetëror", janë disa nga shkrimet që ata mbajnë në duar.

Ka një debat në lidhje për lejen e marrë për këtë protestë. Familjarët me karta dhe flamuj në duar kanë krijuar kaos duke sjellë edhe bllokimin e rrugës.

Njerëzit e afërm të viktimës pretendojnë se kanë leje për të protestuar në rrugë, ndërsa policia shprehet se protesta duhet të zhvendoset në trotuar.

Ata deklarojnë se 28-vjeçari nuk është hedhur nga kati i tretë apo i katërt siç thuhet, por është dhunuar nga policia greke.

Në një protestë paqësore ata kërkojnë që çështja të hetohet ndërkombëtarisht.

Ka një hetim të dyanshëm, si nga prokuroria e Lezhës si nga ajo e Athinës, por ka kaluar më shumë se një muaj dhe ende nuk ka një përgjigje.

Autopsia ka vërtetuar që në trupin e Marnikollaj kishte shenja dhune, por ende nuk është konstatuar nëse ato janë shkaktuar nga policia.

Share This Video


Download

  
Report form