Ora News – Institucionet nuk kanë fuqi. Politika pengon luftën kundër korrupsionit

Ora News Lajme 2016-09-27

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shqipëria ka institucione të dobëta ,që vuajnë nga mungesa e pavarësisë duke u bërë kështu të ekspozuara lehtesisht perballe korrupsionit.
Transparency International vjen me kete konstatim në raportin e saj ?për vlerësimin e sistemit kombëtar të integritetit që merr në analizë përgjatë nje viti funksionimin i institucioneve në Shqipëri.
Autorja e këtij raporti Adela Halo deklaron se nga vlerësimi i institucioneve prokuroria, policia dhe Gjyqësori kanë nivelin më të lartë të korrupsionit.
Adela Halo: ?Institucionet shqiptare nuk kanë forcën e duhur për të luftuar korrupsionin në Shqipëri. Ato që performojnë më mirë janë Avokati i Popullit dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. Këto sektorë, policia, prokuroria dhe gjyqësori, janë sektorët me burime më të ulëta në sektorin shtetëror shqiptar. Probleme të shumta janë shfaqur, si pasuria e pashpjegueshme e gjyqtarëve?
Raporti analizon edhe aspektin ekonomik të Shqipërisë ku theksohet se informaliteti vijon të mbetet një prej problemeve më shqetësuese. Ndërkohë që kritikohet edhe funksioni i administratës doganore dhe tatimore.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-sploteson-kerkesat-e-be-per-luften-kunder-korrupsionit/

Share This Video


Download

  
Report form