Partia e Ilir Metës mbush 12 vjeç. Po megjithëse e re, ajo duket ndryshe nga dy partitë e mëdha. Nuk ka ideologji të mirëfilltë, por ka forcën të përcaktojë kush ideologji qeveris këtë vend prej vitit 2005-s. Por askush nuk e mohon dot, se pas forcës së LSI-së fshihen edhe ambiciet e forta personale të Ilir Metës. Ndaj, viti 2017 është viti kur forca e partisë së tij mund të përplaset me atë vetë: zgjedhja e Presidentit para zgjedhjeve të përgjithshme.