Ndonëse kanë mbetur vetëm pak ditë nga nisja e vitit të ri shkollor 2016-2017, shumë nxënës ende nuk janë pajisur me tekste shkollore, ndërkohë që ka edhe mungesa si lënda e Matematikës, Abetares dhe Fizikës.
Por jo vetëm pak, gjatë ditës së sotme dhjetëra prindër e nxënës u është dashur që të qëndrojnë në radhë përpara vendeve ku tekstet shkollore shiten, për tu pajisur me këto tekste.
Përveç kësaj, prindërit e nxënësit ankohen se edhe çmimet e teksteve këtë vit janë rritur.