Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Aleanca për Shqipërinë Europiane e kryesuar nga Kryeministri Rma, ishte sot e bashkuar në takimin përmbyllës së fushatës për të mbështetur Muharem Ramën në garën e tij për kreun e bashkisë Dibër.
Kryeministri vlerësoi kandiatin Muharem Rama si figurë përfaqësuese të qytetarëve dibranë ndërsa për kundërshtarin kishte këtë vlerësim: ?Keni një kandidat nga halli dhe një kandidat që është Muharremi për të zgjidhur bashkë me ne hallet tuaja. Tarifat janë për pastrimin e qytetit, gjelbërimin dhe ndriçimin. Nëse dhe për këto askush nuk do të paguajë si do të pastrojë, gjelbërojë dhe ndriçojë Shero Dibrën. E ka një përgjigje që të çarmatos. Me vizion. Kësaj i thonë ti thuash Dibrës prit gomar të mbijë barë.
Rruga e Arbrit ishte premtimi i kryeministrit.
Edi Rama : ?Pjesë e pazëvendësueshme e kësaj rruge të rilindjes së Dibrës është Rruga e Arbrit. Nëse do zgjidhni Sheron ta gëzoni. Me Sheron pa Sheron ne rrugën e Arbrit do ta ndërtojmë, por me vizionin e Sheros ju nuk do të shihni në Dibër asgjë veç Sheros. E sheron do e shihni në ditë jave se në fundjavë do vijë në Tiranë se do dalë me gruan. Ndërsa Muharremi është këtu. Votoni për Dibrën e pastër, ku uji shkon në cdo parcelë. Zgjidhni e merrni. Unë do kisha zgjedhur Muharremin. Unë besoj se të hënën kryetar i bashkisë ështëky që është në krahun tim?
Kryeministri dënoi dhunën e ushtruar kundër një administratori të enjten në mbrëmje. Ndërsa akuzave se qeveria po diskriminon veriun iu përgjigje me shifra.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/ashe-mbyll-fushaten-diber-kthejani-borxhin-doktorit-me-voten-tuaj/