Ora News – LSI në mbështetje të maturantëve, Meta: Zgjidhje përmes dialogut

Ora News Lajme 2016-09-27

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Socialiste për Integrim mbetet e angazhuar për një zgjidhje të drejtë, brenda kornizave të ligjit për Arsimit të Lartë të shqetësimeve të maturantëve për pranimet në Universitete.
Partia e drejtuar nga Ilir Meta, i kushtoi kësaj çështje të nxehtë një mbledhje të posaçme të Kryesisë, pas kërkesës së deputetes Kejdi Mehmetaj.
Kryetari i LSI, Ilir Meta në hapje të mbledhjes tha se situata e krijuar nxjerr në pah nevojën e një bashkëpunimi më te thellë të Ministrisë së Arsimit me Universitetet për tu kthyer qetësinë e prishur maturantëve dhe prindërve të tyre.
Meta: Ka nevojë për bashkëpunim më të ngushtë midis Ministrisë së Arsimit dhe universiteteve për të zgjidhur të gjitha shqetësimet e bëra publike në mënyrë që të kemi një situatë shumë më të pranueshme, ku jo vetëm të rinjtë por edhe familjet e tyre të gjejnë më shumë qetësi dhe të jenë më të sigurt për perspektivën ku ata do të hynë.
Meta shprehu besim se zgjidhja e problemit te krijuar ditët e fundit në radhët maturantëve mund të arrihet dhe nënvizoi rëndësinë e zbatimit të kritereve të meritës dhe preferencës. Kryetari i LSI tha se partia e tij edhe gjate diksutiit te reformës ne arsim ka patur vërejtje për çështje te caktuara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-te-zgjidhen-te-gjitha-ceshtjet-e-maturanteve/

Share This Video


Download

  
Report form