Report TV - Administratori i dhunuar nga PD​: 500 vota para në njësinë time

Report TV 2016-09-27

Views 0

Kreu i Njësisë Administrative Tomin, Nuri Meda i cili u dhunua vetëm pak ditë më parë nga Dritan selishta, një militant i Partisë Demokratike, ka thënë se në Njësinë që ai drejton Muuharrem Rama në 14 Qendrat e Votimit ka dalë fitues me një diferencë prej 500 votash, ndonëse është edhe një tjetër qendër për tu numëruar.

Sa i përket dhunës së ushtruar ndaj tij, ai tha se nuk ka ndonjë vërejtje, pasi ka qenë i përgatitur duke qenë se fushatat elektorale i kanë gjëra të tilla në Shqipëri.

?Këtë rezultat e prisja, u dhunova nga pala kundërshtare, u njoftova atë ditë se në Pilaf po shpërndaheshin para. Shkuam atje, por jo për shamatë, atje më erdhën kundërshtarët e më qëlluan. Tani s?kam asnjë vërejtje, pasi fushata këto i ka. Tomini deri tani ka numëruar 14 Qendra Votimi, kemi 500 vota plus për Muharrem Ramën? tha ai.

Share This Video


Download

  
Report form