Report - Durrës, legalizohen 35 xhami, Gjermeni: Në 3 vite 20 000 leje

Report TV 2016-09-27

Views 1

Në ditën e Kurban Bajramit, Aluizni ka shpërndarë 35 leje legalizimi për objektet e kultit të ngritura në qarkun e Durrësit.

E pranishme në Durrës për këtë event, Ministrja e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni theksoi se njëra prej lejeve të legalizimit për këto xhami përkonte me lejen e 20 mijtë të procesit.

Sipas numrit një të Aluiznit në Durrës, Flamur Gjuzi, me këto leje, në qarkun e Durrësit janë formalizuar të gjitha xhamitë, ndërsa tashmë puna do të përqendrohet tek legalizimi i objekteve të komuniteteve të tjera.

Myftimiu i Durrësit, Redi Quku, e konsideroi një ditë mjaft të rëndësishme, ku teksa uroj besimtarët mysliman për këtë ditë të veçantë, shtoi se komuniteti është i lumtur tashmë që nuk ka më objekte të paligjshme ku të kryejnë ritet fetare.

Share This Video


Download

  
Report form