Sot 18 vite pa Azem Hajdarin. Më 12 shtator 1998, vritet në Tiranë deputeti 35-vjeçar Azem Hajdari, ish-udhëheqës i Lëvizjes Studentore të Dhjetorit 1990.
Në përkujtim të kësaj date, Partia Demokratike ka zhvilluar ditën e sotme homazhe te memoriali i themeluesit të partisë së parë opozitare, pas rënies së diktaturës.
Në ceremoni kanë marrë pjesë familjarë të Hajdarit, figura të Partisë Demokratike, të njohur dhe simpatizantë.
Një fjalë në nderim të Hajdarit, mbajti kreu i PD, Lulzim Basha. Sipas Bashës, kujtimi i Azem Hajdarit mbetet i gjallë dhe se vepra e tij është frymëzim për gjithë rininë demokrate. Kreu i PD-së thekson se dita e sotme është një apel për qytetarët.
?E sotmja është një ditë e zezë për politikën shqiptare. Është dita kur politika dhe krimi u bënë njësh, sepse politika në aleancë me krimin, u kthye në politikë në shërbim të krimit. Politika në shërbim të krimit prodhoi, traumën e madhe kombëtare, sulmin e madh ndaj vlerave themelore të demokracisë dhe shtetin ligjor, zhytjen e Shqipërisë në krim dhe pasiguri, dhe vrasjen e heroit të Shqipërisë Azem Hajdari.