Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka justifikuar humbjen e të djathtës në bastionin e tyre në Dibër, me pretendime se ishte "karteli i drogës" ai që diktoi rezultatin dërrmues për kandidatin Sherefedin Shehu.
Gjatë një konference për shtyp nga selia e PD, Basha tha se në Dibër humbi politika, ndërsa votën e qytetarëve pro Muharem Ramës e cilësoi si të shtyrë nga presioni dhe frika prej pushtetit.