Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Muaji shtator shënon edhe fillimin e sezonit të ri për aktivitetet kulturore në vend. Teatrot kryesorë po përgatiten për të ngjitur në skenë shfaqjet e tyre për publikun e kryeqytetit .
Në nisje të sezonit të ri shkollor, ?Teatri i Kukullave? sjell shfaqjen e parë për më të vegjlit. Premiera ?Rozi dhe Kopshti Magjik? me regji të Alma Hotit do të ngjitet në skenën e teatrit në 20 dhe 21 shtator e interpretuar nga vetë fëmijët.
Teatri Kombëtar do të çel sezonin artistik në 15 shtator me shfaqjen ?Kujtesa e Ujit? e autores angleze Sheila Stefanson.
Vepra do të vihet në skenë nga regjisorja Rozi Kostani e interpretuar nga një kast aktorësh si: Rajmonda Bulku, Olta Daku,Violeta Trebicka,Neritan Liçaj, Jonida Vokshi,Marin Orhanasi.
Teatri i Metropolit me mbështetjen e Qendrës Gëte ka rezervuar për publikun artdashës shfaqjen ?Nata Arabe? me regji të Stefan Çapalikut.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/kultura/sezoni-artistik-shfaqjet-e-para-qe-do-te-ngjiten-ne-skene/