Sot nis viti i ri shkollor 2016-2017 në të gjitha shkollat në Shqipëri.
Janë 392 mijë nxënës që do të ulen në bankat e shkollës, nga të cilët 27 mijë nxënës ulen për herë të parë në shkolla dhe nisin rrugën e gjatë drejt dijes.
Në këtë ditë të shënuar për të gjithë ata që ndjekin arsimin parashkollor, të detyrueshëm dhe të mesëm trafiku i rënduar i automjeteve ka shoqëruar pothuajse të gjitha rrugët e kryeqytetit, ku akset kryesore kanë pasur edhe peshën kryesore.
Policia rrugore ndërkohë është impenjuar që të lehtësojë trafikun e krijuar me qëllim që rrugët të jenë të qarkullueshme.