Dita e parë e shkollës, Veliaj: Ndërtojmë 20 shkolla të reja, jo më mësim me dy turne

Ora News Lajme 2016-09-27

Views 6

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Në ditën e parë të shkollës, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj tha nga shkolla ?1 Maji? se duhet të hiqet nga fjalori çështja e shkollave me dy turne. Kryebashkiaku u shpreh se këtë vit vetëm 3 gjimnaze do të bëjnë mësim me dy turne.
Veliaj: Këtë vit rikonstrukturuam shkollat. Disa nga shkollat më problematike si ?1 Maji?, ?Emin Duraku?, ?Fan Noli? sot janë të rikonstrukturuara. Kemi hapur themelet e shkollave të reja. Ky do jetë viti i parë që do të kemi maksimumi 2 ose 3 gjimnaze me dy turne, ndërkohë që 20 të tjera sot janë me një turn fal dhe shtresave që bëmë. ?Qemal Stafa? është rritur në kapacitet që do të thotë se kalon me një turn dhe besoj që do të vazhdojmë me këtë rritëm. Brenda këtij mandate do të kemi 20 shkolla dhe më në fund të heqim nga fjalori çështjen e shkollave me dy turne është jo njerëzore, mungesë vizioni që ne kemi menduar gjithçka për të rritur, por jo për fëmijët.
Ndërsa zv/ministrja e Arsimit Nora Malaj, duke falenderuar kryebashkiakun Veliaj kërkoi me shume vemendje për fëmijet me aftësi të kufizuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-te...

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS