Report TV - Veliaj te shkolla “1 Maji”:Deri në fund të mandatit asnjë shkollë me 2 turne

Report TV 2016-09-27

Views 3

Rreth 1 mijë nxënësit e shkollës 9 vjeçare ?1 Maji? morën një surprizë të bukur në ditën e parë të shkollës. Godina ku ata do të mësojnë përgjatë vitit shkollor jo vetëm ka një pamje krejt të re, por edhe klasat ku do të kalojnë orët e mësimit ofrojnë kushte më të mira të mësimdhënies, si dhe kanë një palestër të re. Bashkia e Tiranës mbajti premtimin dhe ka mundur të përfundojë në kohë rekord rikonstruksionin e plotë të shkollës ?1 Maji?, në mënyrë që të ishte gati sot për nisjen e vitit të ri arsimor.

Ambientet e rinovuara të kësaj shkolle u përuruan sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati dhe zëvendësministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj, të cilët pasi kanë parë nga afër kushtet e shkollës, uruan fëmijët suksese në vitin e ri shkollor. Kryebashkiaku Veliaj theksoi se viti i parë i mandatit të bashkisë iu kushtua tërësisht më të vegjëlve të qytetit. ?Ky ka qenë një vit me fokus te fëmijët, me çerdhet, kopshtet dhe shkollat. Nëse në familjet tona fëmijët janë gjëja më e shtrenjtë, atëherë pse jo në qytetin tonë, në këtë familje të madhe, të mos jenë fëmijët të parët. Besoj se e kemi treguar me vepra që kështu ecim përpara?, tha Veliaj, duke iu referuar punës që ka bërë bashkia për të përmirësuar infrastrukturën arsimore.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS