Ekspozita ?QARK? e artistes turke Tulin Önat do të çelet këtë mërkurë në Galerinë Kombëtare të Arteve. Kjo artiste vjen në në Tiranë në bashkëpunim me Institutin Junus Emre. Studiuesi i artit Ylli Drishti foli për frymën bashkëpunuese të Galerisë së Arteve me artistët e njohur te vendeve te ndryshme
Artistja turke Tulin Önat njihet për veprat dhe performancat e saj abstrake dhe ka marr? pjes? n? m? shum? se 200 ekspozita kolektive brenda e jasht? Turqisë, duke u vlerësuar me mjaft çmime nd?rkomb?tare. Ajo ndihet e emocionuar
?Para se të çelej kjo ekspozitë isha kurioze për vendin, dhe kur erdha këtu unë u lumturova. Unë kam një parim që nëse njerëzit nuk mund të vijnë të shohin veprat e tua, shko ti te njerëzit. Dhe kur e kam bërë këtë jam lumturuar nga mënyra si i presin. Pra edhe ardhja ime këtu më ka bërë të lumtur?, deklaroi Tulin Önat
E pranishme në ekspozitë ishte edhe kuratorja turke Beste Gürsu e cila foli për vlerën e veprave të Onat.
?Mjeshtrja Onat njihet për format abstrakte, thellësinë e mesazheve të veprës dhe efektin e ngjyrave/ Gjithçka ajo bënë përforcohet nga punimet trep?rmasore t? veprave t? saj.?, deklaroi Beste Gürsu
Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur deri me datën 2 Tetor 2016, organizohet n?n kujdesin e ambasadës turke n? Tiran? dhe shoqatave kulturore të Stambollit.