Report TV - Padia e 71-vjeçarit që futi në konflikt libanezin Faad Mitri

Report TV 2016-09-27

Views 9

Nuk kanë kaluar shumë ditë dhe policia e Tiranës në bashkëpunim me atë të Durrësit kanë arrestuar personat e dyshuar që mendohet se dhunuan fizikisht dhe kërcënuan me vdekje biznesmenin libanez Faad Mitri. Personat e ndaluar janë nga Shijaku dhe Sukthi, dhe sipas policisë janë Landi Muharremi, Arben Mërkuri dhe Skënder Krahja. Ndërkohë mësohet se është shoqëruar dhe një biznesmen ndërtimi me inicialet N.J. Sipas burimeve nga policia njërin nga të arrestuarit e ka identifikuar vetë biznesmeni libanez. Faad Mitri është ballafaqur me njërin nga agresorët duke konfirmuar se ishte pikërisht personi i ndaluar që e kishte qëlluar me grushta. Ndërkohë gjatë mbrëmjes së djeshme paraqitje për njohje në ambjentet e policisë, kanë bërë dhe shoferi personal dhe gruaja e biznesmenit që administron kompaninë ?Omnix Albania?. Ndërkohë që gjatë marrjes në pyetje, tre të ndaluarit dhe biznesmeni me inicialet N.J, nuk kanë pranuar autorësinë e krimit, të ndoshur 4 ditë më parë në zonën e Rinasit. Ngjarja ka si zanafilli një konflikt gjyqësor për një sipërfaqe toke në zonën e Gjirit të Lalzit, zonë kjo ku do ndërtohet një resort turistik nga kompania e Mitrit ?Omnix Albania?. Duke qënë kundër me këtë ndërtim personat e mësipër sipas policisë kanë ushtruar dhunë ndaj biznesmenit vetëm pak ditë pasi Këshilli Bashkiak i Durrësit dha lejen dhe miratoi sheshin e ndërtimit për kryerjen e punimeve. Nga ana tjetër Mitri ka treguar për momentet e konfliktit në Qafë-Kashar. Sipas tij, dy persona e kishin goditur me sende të forta, kryesisht me një shkop bejzbolli, në pjesët e poshtme të gjymtyrëve në kokë dhe në trup. Kujtojmë që pas dhunimit në kryqëzimin e Laknasit, autorët i bënë thirrje biznesmenit që të largohet nga Shqipëria.

Share This Video


Download

  
Report form