Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit e 8 muaj burg ish-ministrin e Punës dhe Çështjeve Sociale, Spiro Ksera.
Gjithashtu, gjykata ka vendosur që Kserës t?i hiqet e drejta për 5 vite pasi të kryej dënimin për ushtrimin e funksioneve publike.
Gjykata e Tiranës ka dënuar me 10 vite burg Artevis Menen, ndërsa dy ish-zyrtarë të tjetër janë dënuar me nga dy vite shërbim prove përkatësisht Elda Kozaj dhe Elisabeta Dodbibaj.
Ministri është dënuar për vjedhjes duke shpërdoruar detyrën. Ndaj tij, Prokuroria pat kërkuar dy vite burgim.
Avokati mbrojtës i Kserës Genc Gjokutaj, deklaroi se vendimi është marrë jashtë gjykatës, duke theksuar se ai do të ankimohet në Gjykatën e Apelit, i bindur se procesi nuk do të kalojë atje. Ai tha se nuk është provuar asnjë vjedhje e ish-ministrit.
Gjokutaj: Vendimet e marra jashtë gjykatës janë të këtij lloji. Absolutisht u konstatua se nuk ka elementë të vjedhjes dhe të shpërdorimit të detyrës nga ana e ish-ministrit Ksera. Gjykata me atë ritin e saj uli 6 muaj burg pa analizuar asnjë provë. Do t?i drejtohemi Apelit. Ju e dini se si fillojnë dhe si mbarojnë këto punë.
Ne do të ndjekim rrugën e ankimit të bindur se ish-ministri Ksera është i pafajshëm sepse janë aktet në dosje e dëshmojnë këtë. Nuk ka pasur asnjë kriter juridik për ta arrestuar pas një viti hetimesh.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/denohet-ish-ministri-spiro-ksera/