Teatri Kombëtar nis këtë të enjte sezonin artistik me shfaqjen e premierës "Kujtesa e Ujit" të regjisores Rozi Kostani.
Kjo shfaqje hyn në kategorinë e komedive të zeza dhe bën fjalë për tri motra që mblidhen në një shtëpi të përmbytur për funeralin e nënës së tyre, ku pengu i së kaluarës është kredoja e përjetimeve emocionale.
Sezoni artistik i këtij teatri sipas drejtorit Hervin Çuli do të ketë rreth 30 shfaqje repriza më tepër se në sezonin kaluar, ku theksohet se kjo nuk ka lidhje me shtimin e buxhetit për shfaqjet, por me hapjen e dyerve për trupat private të vetëfinancuara.