Ora News - PD dhe Tahiri replika dhe kundërakuza për avionin e rrëzuar në Ishëm

Ora News Lajme 2016-09-27

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike akuzon ashpër qeverinë për lidhje me kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Ish- ministri i Brendshëm, deputeti Flamur Noka, tha se minsitri Saimir Tahiri, të enjten në mbrëmje u vendos në shërbim të kartelit të drogës duke dekonspiruar sekretet hetimore për rastin e rrëzimit të avionit dje në Ishëm të Durrësit.

Flamur Noka: " Saimir Tahiri u kap mbrëmë në shërbim ndaj kartelit të drogës. Ai i dërgoi fjalë trafikantëve se italiani ka filluar të flasë, duke i këshilluar ata që të lëvizin, të marrim masa, të largohen, ti shpëtojnë ligjit. Është pikërisht Saimir Tahiri njeriu që nxori lajmin mbrëmë se piloti italian i rënë me avion në Ishëm, ka nisur të rrëfejë se kishte ardhur për të transportuar drogë e të tregojë porositësit. Partia Demokratike i kërkon prokurorisë ta hetojë me shpejtësi dhe vendosmëri këtë skandal dhe autorin e vërtetë të këtij krimi. Krimin nuk e kanë kryer gazetarët që transmetojnë lajmin. Krimin e ka kryer burimi që ka dhënë lajmin. Krimin e ka kryer Saimir Tahiri.

Karteli i drogës me Tahirin e me Ramën ndërtuan në mes të Shqipërisë një pistë avionësh, 1.5 kilometra të gjatë, ndërkohë që qytetarët nuk rregullojnë dot catinë e shpive të tyre sepse nuk i lejon policia.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/pd-akuzon...

Share This Video


Download

  
Report form