Report TV - Del në ankand për 1.3 milionë euro, TV ALSAT i Rezart Taçit

Report TV 2016-09-27

Views 1

Televizioni ALSAT, në pronësi të biznesmenit Rezart Taçi është hedhur në ankand për shkak të kredive të pashlyera. Objektet në pronësi të këtij televizioni janë nxjerrë në shitje nga shoqëria përmbarimore TDR Group, e cila bën me dije se ankandi do të rrijë i hapur deri më 28 shtator.

Sipas shoqërisë përmbarimore, pasuritë në fjalë janë vendosur si kolateral në emër të kompanisë Kuarta, që ka në pronësi pikat e furnizimit me karburant IT Oil (të cilat fillimisht mbanin logon Taçi Oil). Në njoftim thuhet se pala debitore në asnjë rast nuk i është përmbajtur detyrimit financiar kundrejt kreditorit.

Televizioni ALSAT është nxjerrë në shitje me vlerën 1.3 milionë euro, ndërsa një objekt tjetër pranë tij me vlerën 37 mijë euro.

Prej fillimit të nëntorit 2015 mësohet se ish-manjati i naftës në Shqipëri është arrestuar në Zvicër.

Gazeta ?Shqiptarja.com? ka qenë e parë që në dhjetor të 2015 ka raportuar për hetimet që Zvicra po kryente kundër Rezart Taçit dhe arrestimin e tij në këtë shtet. Ish-manjati naftës në Shqipëri Rezart Taçi që u shpëtoi thuajse të gjitha çështjeve penale në Tiranë, po përballet me një hetim intensiv nga Prokuroria Publike e Kantonit të Gjenevës në Zvicër.

Share This Video


Download

  
Report form