Besimtarë dhe klerikë të të gjitha besimeve fetare që praktikohen në Shqipëri, myslimanë, katolikë e ortodoks kanë përcjellë sot me nderim për në banesën e fundit ish kreun e komunitetit mysliman të shqiptarëve, Haxhi Selim Muça.
Pritja dhe homazhet janë bërë në ambientet e Medresesë së Tiranës. Përveç klerikëve të sekteve të besimit mysliman e bektashinjve ishte i pranishëm edhe kreu i kishës ortodokse Janullatos dhe përfaqësues të kishës katolike.
Kishin ardhur në homazhe edhe klerikë nga Maqedonia e Kosova.
"Kam ardhur nga Kosova që të përcjell ngushëllimet për humbjen e një njeriu që ka dhënë një kontribut të madh për Islamin në të gjitha trojet tona duke pasur parasysh se në cfarë kushtesh kanë jetuar shqiptarët".