Përfaqësues të Shoqërisë Civile kanë protestuar pasditen e kësaj të hëne kundër importit të mbetjeve urbane.
Aktivisti Eljan Tanini u shpreh se pas projektligjit fshihet mafia e plehrave. Ai hodhi dyshimet se mbetjet mund të kenë përbërës radioaktive, një rrezik ky permament për shëndetin e popullsisë.
?Kush na siguron që plehrat e importuara s?kanë mbetje radioaktive. Ne i kemi lumenjtë të ndotur me plastikë, por kjo bëhet për për të vijuar biznesin e mafias?- u shpreh Tanini.
Një nga deputetët firmëtarë, Eduard Shalsi deklaroi se do të importohen vetëm mbetje të parrezikshme për t?i dhënë oksigjen industrisë ricikluese.
Nismëtari i ligjit për importin e mbetjeve urbane, Eduard Shalsi, u shpreh se në Shqipëri do të vijnë ato mbetje të cilat nuk përbëjnë rrezik. Sipas tij, mbetjet e importueshme do të jenë vetëm ato që i përkasin industrisë së riciklimit.