Partia Socialiste mblodhi sot Kryesinë, organin më të lartë vendimmarrës, për të diskutuar çështjet organizative në strukturat e PS në qendër dhe në bazë.
Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryeministri e njëherazi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.
Detajet e takimit i bëri të ditura zv/kryeministri Niko Peleshi. Ai tha se në takim u diskutua edhe për vazhdimësinë e anëtarësimeve në PS, pasi sipas tij, ka plot kërkesa për anëtarësime të reja.
"Diskutuam çështje organizative që lidhen me fushatën e anëtarësimeve në parti, e cila siç e dini u zhvillua me intensitet muajt e kaluar, deri në 25 vjetorin e PS. Nuk është një fushatë që ka përfunduar atje, por do të vazhdojë, pasi ka plot kërkesa për anëtarësime të reja. Çështje të tjera logjistike dhe organizative që kanë lidhje me çështjet organizative të PS. Ishte një mbledhje periodike për organizimin e PS", u shpreh Peleshi.
Kjo është mbledhja e parë e Kryesisë për ketë sesion parlamentar.