Report TV - Ekspertizë teknike avionit të Ishmit kërkohet ndihmë edhe nga flota

Report TV 2016-09-27

Views 4

Avioni italian që ngeci në luginën e Ishmit, do i nënshtrohet një ekspertize teknike, për të mësuar nëse ai ka pasur difekt teknik ose jo. Kjo ekspertizë do kryhet në ditët në vijim, pasi fillimisht piloti italian Guido Guidi ka deklaruar se ulja e tij, është bërë në kushtet e emergjencës, pasi avioni i tij kishte pësuar një avari teknike në motor. Për të kryer këtë ekspertizë, grupi hetimor ka kërkuar nga ministria e Transporteve që të verë në dispozicion tre ekspertë teknikë dhe të kualifikuar për motorët e avjonëve, me qëllim pëcaktimin nëse motori ka pasur difekt gjatë uljes ose jo. Sipas hetuesve, në rastin e pilotit italian Guido Andra Guidi kemi të bëjmë me incident edhe aksident. Pasi shkelja e hapësirës ajore dhe cënimi i saj nga piloti italian cilësohet si një incident ndërsa rrëzimi i tij në pistën e sajuar në Gotull është aksident. Për këtë fakt, zyra për hetimin e incidenteve dhe aksidenteve ajrore në Ministrinë e Transporteve është e detyruar të kryej hetimet konkrete për llogari të saj, pavarësisht kërkesës së prokurorisë për kryerjen e ekspertizës së shkakut të rrëzimit.

Share This Video


Download

  
Report form