TIRANË-Një nxënës 15 vjeç i shkollës ?Çajupi? ka mbetur i plagosur i rëndë me thikë pas një konflikti me moshatarët. Ngjarja është shënuar në mesdite, jashtë ambienteve të shkollës, pas derës kryesore të institucionit arsimor. Mësohet se nxënësi me inicialet K.S ka zhvilluar një debat që ka degjeneruar në sherr fizik me disa moshatarë. Gjatë përplasjes janë përdorur armë të ftohta, pasi adoleshenti është dërguar në spital me një plagë thike në trup. Kurse autor është i identifikuar Marsel Suli, i cili u largua menjeherë nga vendgjarja. Nxënësi ndodhet në spitalin e Traumes, ku po merr mjekimin për një plagë në kokë dhe një në këmbë.