Kryetari i partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me largimin e kompanisë e cila përfaqësohej në Shqipëri nga Faad Mitri i cili i dhunua disa ditë më parë, ku ka thënë se kryeministri i vendit Edi Rama nuk ka reaguar fare për largimin e kompanisë duke u rreshtuar kështu me krimin.
Në një deklaratë të bërë për mediat, kryedemorkati shtoi se, qeveria nuk po mbron investitorët por anëtarët e organizatave kriminale.
Përveç kësaj, ai theksoi se largimi i kompanisë është një lajm i keq jo vetëm për ekonominë e vendit por edhe për klimën e biznesit pasi në Shqipëri faktet tregojnë se mbizotëron krimi.
Nga ana tjetër, ai i ka bërë thirrje kompanisë investitore që të rishikojë vendimin e saj për tu larguar nga Shqipëria, pasi vendi ka nevojë për investime të tilla dhe shtim të vendeve të punës.