Avokati Spartak Ngjela është shprehur ditën e sotme në emsionin ??45 minuta ??të Denis Mingës në Report Tv se kryeministri Rama kontrollon vetëm policinë e shtetit pasi të gjitha institucionet e tjera i ka nën kontroll ish lideri i PD-së Sali Berisha.
Ai theksoi se për këtë arsye sulmohet ministri i brendshëm Tahiri.
Ndërsa për procesin e reformën në drejtësi avokati ka nënvizuar se nga vetting cënohet edhe kreu i shtetit, Bujar Nishani.
Gjithashtu Ngjela ka folur edhe për debatin e fundit brenda PD-së, ku sipas tij deputetja Majlinda Bregu ka folur në kohën e duhur duke i treguar Berishës se ajo është më e aftë se lideri i opozitës, Lulzim Basha.