Një ngjarje e rëndë raportohet nga Gramshi, ku një i ri ka mbetur i vrarë me thikë.
Ngjarja ndodhi gjatë mesnatës në një lokal në fshatin Llallë,ku i vdekur ka mbetur Ardian Mesiti 29 vjec ndërsa autori Arlind Llalla është vënë në pranga.
Motiv ka qenë një sherr mes dy personave në lokal për motive të dobëta.
Shqiptarja.com mëson se pas sherrit në lokal, Lalla i zuri pritë në një rrugë të fshatit Mesitit, ku dhe e qëlloi me thikë. 29-vjecari humbi jetën nga plaga e marrë në trup.