Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur Projektligjin për Mbetjet duke theksuar se situata sot ndryshon kryekëput nga ajo kohë kur PD propozonte një ligj të tillë dhe e majta e kundështoi. Rama tha, se në kohën e PD, dëshirohej të futej ky ligj, por nuk kishte asnjë laborator ku të bëheshin analizat, dhe mund të futej cdo mbetje e rrezikshme.
Sipas Ramës, sot qeveria ka krijuar kushtet me anë të një labrotaroti që analizon me standardet e Bashkimit Europian.
"Së pari nëse i referohemi 3 viteve më parë, unë do të bëja të njëjtën gjë, pasi gjithcka ishte jashtë kontrollit, sepse ligji nuk garantonte mbrojtjen nga plehrat e rrezikshme.
E kam thënë, mos sillni shembull Europën, por shikoni që s?kemi asnjë instrument kontrolli.
Në 2013 nuk kishte asnjë lloj kapaciteti në infrastrukturë apo burime njerëzore që mund të garantonte zbatimin e ligjit, ashtu sikur kishte probleme në garancitë e kontrollit.
Sot ka një laborator të certifikuar nga BE.
Sot mbetjet do të hyjnë vetëm në tre pika që disponojnë kapacitet të plotë kontrolli, jo si me ligjin e 2013 ku mund të hynin kudo.
Sot laboratori bën të mundur të gjithë analizat e cdo materiali, por kemi edhe një ekip njerëzisht edhe ata të trajnuar nga BE, një program i tërë i BE është vënë në punë për rritjen e kapaciteteve fizike në këtë fushë.