Kryeministri Edi Rama iu referua, gjatë fjalës së tij në Kuvend, takimit me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta, një natë më parë në Kryeministri. Rama tha se në fokus të takimit nuk ishin as "mbetjet" dhe as "kanabisi", por për të diskutuar fitoren e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
"M.q.s e kishit merak takimin tim dje me kryetarin e Kuvendit, kryetarin tjetër të koalicionit, nuk ishte as për mbetjet, as për kanabisin dhe asgjë tjetër. Por për të diskutuar se si do të ndërtojmë fitoren e zgjedhjeve të ardhshme. Kur ta mbarojmë diskutimin, do t'ju njoftojmë", u shpreh Rama, duke iu drejtuar deputetëve të PD në sallën e Kuvendit.