Pas tre vitesh punime intensive, HEC-i i Banjës në Gramsh, i ndërtuar mbi lumin Devoll, ka nisur prodhimin e energjisë elektrike. Në ceremoninë e inaugurimit të kësaj vepre të re energjetike në vendin tonë mori pjesë kryeministri Edi Rama, ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri, përfaqësues të kompanisë norvegjeze Statkraft, drejtues lokalë si dhe ambasadori i Norvegjisë në Tiranë dhe Prishtinë.
Kryeministri Rama e cilësoi HEC-in e Banjës me rëndësi strategjike për rritjen e prodhimit të energjisë në vend. Sipas tij ky HEC bën që kapaciteti prodhues i energjisë elektrike të rritet me 17%.