Report TV - Ligji i mbetjeve, Koka shpërthen ndaj deputetëve që dolën kundër

Report TV 2016-09-27

Views 1

Ministri i Mjedisit, Lefter Koka është shprehur i revoltuar nga pretendimet me të cilat disa nga deputetet e mazhorancës votuan kundër ligjit të plehrave.

Sipas tij, të vetmit e mirë informuar ishin aktivistët e shoqërisë civile, ndërsa deputetët duhet të lëvizin nga restorantet dhe të informohen mbi përmbajtjen e ligjit.

"Deputetët që votuan kundër, të lëvizin nga restorantet dhe të informohen ne ministri, nuk ka derdhje mbetjesh nga riciklimi në lumej e det' deklaroi ai.

Kuvendi miratoi dje me 63 vota "pro", 27 kundër dhe 4 abstenime, ligjin për importin e mbetjeve urbane.

Ligji kaloi vetëm me votat e mazhorancës, ndërsa opozita votoi kundër. Por edhe nga radhët e mazhorancës ka pasur rrjedhje të votave.

Gjatë votimit ra në sy vota kundër e tre deputetëve socialistë, Ben Blushi, Dashamir Peza dhe Mimoza Hafizi, ndërsa tre deputetet, po të grupit parlamentar socialist, Klodiana Spahiu, Arta Dade dhe Luljeta Arapi kanë abstenuar.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa deputetët e PDIU s'kanë marrë pjesë në votim.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS