Report TV - Pamundësia për të marrë kredi, 57% e huave nga burime joformale

Report TV 2016-09-27

Views 0

Pamundësia për të marrë një kredi bankare ka detyruar pjesën dërrmuese të familjeve shqiptare t?I drejtohen huave joformale, te të afërm të njohur, apo te individë që I japin me fajde.

Sondazhi më I fundit I Bankës së Shqipërisë për huaamarrjen zbardh se në gjysmën e parë të vitit 30% e familjeve shqiptare kanë një hua për të paguar.

Në 43% të rasteve të huamarrjes, familjet i janë drejtuar burimeve formale (banka dhe institucione jobankare), ndërsa në 57% të rasteve i janë drejtuar burimeve joformale, kryesisht në para të thata. Në vrojtim janë intervistuar një kampion rastësor prej 1,209 familjesh, ku rreth 54% i përkasin zonave urbane dhe 44% zonave rurale.

Tre qëllimet kryesore të huamarrjes mbeten për konsum (35% e rasteve të huamarrjes), blerje/riparim prone (31% e rasteve) dhe zhvillim biznesi (13% e rasteve). Në ndryshim nga prirja e viteve të fundit, gjatë këtij viti, shpërndarja e qëllimit të kredisë është zhvendosur në favor të huamarrjes për blerje/riparim prone.

Share This Video


Download

  
Report form