Report TV - Lu: Ka politikanë që fituan nga lidhjet me trafikantët e drogës

Report TV 2016-09-27

Views 0

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu deklaroi se si qeveria e kaluar dhe qeveria aktuale kanë probleme me trafikimin e drogës dhe se ka politikanë që kanë përfituar nga lidhjet e tyre me trafikantët e drogës.

Ambasadori tha se ka një numër anëtarësh të parlamentit, ka kryebashkiakë në Shqipëri dhe ka pasur kandidatë për kryebashkiakë që kanë pasur dënime për trafik droge në shtete anëtare të BE-së'.

Diplomati i SHBA shprehet se Agjencia për Luftën Kundër Drogës e SHBA (DEA) punon ngushtë me Policinë e Shtetit të Shqipërisë për të luftuar trafikimin e drogës, me fokus të posaçëm tek trafikimi i heroinës dhe kokainës.

"Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka nxitur qeverinë e Shqipërisë dhe Policinë e Shtetit që të bëjë më shumë në luftën kundër trafikut të narkotikëve. Agjencia për Luftën Kundër Drogës e SHBA (DEA) punon ngushtë me Policinë e Shtetit të Shqipërisë për të luftuar trafikimin e drogës, me fokus të posaçëm tek trafikimi i heroinës dhe kokainës. Programi ynë ICITAP i asistencës për policinë për disa vite ka zhvilluar një kamp veror që ndihmon të rinjtë t?i thonë jo drogës.

Share This Video


Download

  
Report form