Report TV - Kapen 130 kg drogë në Portin e Durresit,prangoset transportuesi

Report TV 2016-09-27

Views 2

Agjentët e Antidrogës në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Departamentin Opetativo-Hetimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave kanë sekuestruar sot në Portin e Durrësit 130 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa, ndërsa në pranga ka rënë një nga transportuesit.

Sipas policisë, në pranga ka rënë Edmond Xhaja 48-vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit në automjetin tip Benz, kamionçinë, me targa AA 143 NC, në brendësi të ngarkesës me konfeksione, iu gjetën dhe iu sekuestruan 100 pako me rreth 130 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.

Share This Video


Download

  
Report form