Ndërtimi i minares së një xhamie në zonën e Farkës, mbi lartësinë për të cilën ishte rënë dakort mes investitorëve dhe repartit të helikopetërve, ka alarmuar drejtuesit e këtij të fundit. Kjo pasi lartësia e minares së ndërtuar rrëzë Repartit rrezikon uljen dhe ngritjen e mjeteve fluturuese, sipas drejtuesve të repartit. Objekti është ndërtuar pranë regjimentit të helikopterëve në Farkë, ndërsa ky repart ka ngritur shqetësimin se lartësia e minares përbën rrezik për helikopterët.
4 punëtorët, Fatjon Kovaçi, Erjon Kovaçi, Genci Shkëmbi, Albi Lila, të pyetur nga policia, kanë pohuar se punonin vullnetarisht aty, edhe pse sipas policisë ky pretendim nuk qëndron. Eqerem Qordja, banor i zonës thotë se trualli i xhamisë u dhurua, pranë vendit ku ajo ka qenë më pare e që tashmë është zënë nga reparti i helikopterëve.