Një kamion qëndron para magazinave të fabrikës së riciklimit ?Everest? në Kashar, Tiranë, për t?u nisur drejt doganës, i ngarkuar me qese me destinacion konsumatorin francez. Kjo ngarkesë është produkti final. Lënda e parë e përpunuar dhe në përfundim të një procesi modern teknologjik është ricikluar në këtë produkt final që janë qeset, të stampuar edhe në frëngjisht, gati për t?u eksportuar në Francë. Në mënyrë të ngjashme fabrika të tjera prodhojnë edhe tuba uji për vaditje, litarë dhe fibër poliestre, apo produkte me mbetje druri etj. nga riciklimi.