Ina Balla pas 6 cikleve të kimioterapisë pas operacionit në gji, ndjehet më mirë. Një sy ka pësuar trombozë pas efektit të ilaçeve, por për nënën e dy vajzave të mrekullueshme, kjo nuk është asgjë.
Ina Balla trokiti në dyert e Report TV atëherë kur dukej e pashpresë, kur si nënë e vetme, pa bashkëshortin në krah, kishte frikën e madhe se sëmundja do ta mposhtte dhe do të "linte vetëm dy vajzat e saj". Shumë shqiptarë e ndihmuan. Institucionet gjithashtu: Bashkia e Tiranës i paguan qiranë e shtëpisë ku jeton, por ajo sot, kërkon të ecë vetë me këmbët e saj.